Comdata në një ditë gatimi

26th Oct 2020 in

Një eksperiencë fantastike ajo e pjesëmarrjes në shkollën Masterchef për punonjësit më të mirë të Comdata Albania për gjithë kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë pandemie.

Faleminderit shkollës Masterchef që ndatë me ne një ditë në kuzhinën tuaj dhe na bëtë të ndihemi masterchef-a të vërtetë.

Aktivitet në Dajt

2nd Oct 2020 in

Aktiviteti i fundjavës së kaluar u nda në dy pjesë, në Dajti Adventure Park dhe pjesa tjetër për Hiking po në Dajt.

Shumë energji njëkohësisht për skuadrën Comdata. Ja disa nga momentet e asaj fundjave në foto.

Udhëtim në Krujë

21st Sep 2020 in

Udhëtimet në grup janë një mënyrë e fuqishme për të rritur frymën pozitive për të cilën në Comdata punojmë fort dhe padyshim një nga aktivitetet më argëtuese.

I radhës ishte një vizitë në qytetin e lashtë të Krujës, Muzeun e saj Historik dhe Kalanë e Pazarin e qytetit, që na bëjnë të ndihemi krenarë sa herë që i vizitojmë.

Agroturizëm Mrizi i Zanave

2nd Sep 2020 in

Fundjavën që lamë pas, me shumë energji iu bashkuam Mrizit të Zanave në vjeljen e rrushit Pinot Blanc.

Ishte një aktivitet që na kishte munguar aq shumë për gjithë periudhën e vështirë që kaluam dhe nevojën e madhe për të qenë pranë natyrës, aq më tepër në grup dhe me shumë dashuri për tokën, atë që na ushqen çdo ditë.

Funzone

1st May 2023 in

Shumë punë dhe zero argëtim NUK është filozofia e ekipit tim! Energjia dhe adrenalina e #ComdataTeam nuk ta bën asnjë çast të mërzitshëm.

Më poshtë disa momente të shkëputura nga zona jonë e relaxit!

Festa e Fund Vitit 2022

10th Dec 2022 in

Muzikë e mirë, foto të bukura e shumë qejf! Kjo ishte atmosfera nga mbrëmja jonë me ekipin Comdata! Vitin tjetër mund të jesh edhe ti pjesë e festave tona. Apliko sot e festo mot!

Çdo festë shijon më shumë me njerëzit e duhur! Disa momente nga Comdata Party ku festuam me skuadrën tonë të madhe.

Festa e 1 Qershorit

1st Jun 2022 in

Buzëqeshja më e bukur është ajo e fëmijëve!

Këto janë disa prej momenteve ku festuam së bashku me vogëlushët tanë specialë 1 Qershorin.

Udhëtim në Theth

22nd Oct 2021 in

Në Theth..N'ma t'bukrin vend!

Ne të #ComdataTeam punojmë fort gjatë javës që të kënaqemi akoma më shumë në fundjavë. Ishim përsëri në Theth me pjesën tjetër të skuadrës tonë dhe tani po bëjmë planet për në udhëtimin e radhës.