Historiku

Grupi Comdata, shoqëria e themeluar në vitin 1987, është një kompani e rëndësishme e nivelit global. Mbi 50,000 punonjës te pasionuar punojnë në 22 vende.

Eksperienca

Grupi Comdata, ofron personel të jashtëm, në bashkëpunim të ngushtë me më shumë se 670 klientë, duke përfshirë disa prej emrave më të mëdhenj në telekom, energji, bankë, industri, shitjes me pakicë, e-commerce dhe costumer care.

Fleksibiliteti

Prej më shumë se një viti Comdata Albania praktikon metodën e punës smartworking, e cila ju ofron mundësi duke punuar nga shtëpia ose kudo që ndodhesh. Çfarë nevojitet për t'u bërë pjesë? Dëshira dhe vullneti për të punuar! Pjesën tjetër na e lini ne në dorë.

Çfarë na veçon ne?

  • Vizioni
  • Ndërtues Skuadrash
  • Misioni
  • Ambicia
  • Në botën e sotme që po ndryshon gjithnjë e më shumë, dixhitalizimi po arrin maturimin e tij dhe po ndikon në të gjithë sektorët e ndryshëm, të cilët po ri-shpikin vetveten akoma dhe më shumë për tju përshtatur këtij realiteti të ri. Në këtë mjedis të ri, klientët ndërveprojnë më shumë dhe ata presin më shumë përsa i përket përvojës me markat: Klienti është mbreti, Klienti është gjithçka.

  • Bashkë jemi më të suksesshëm. Diversiteti, gjithëpërfshirja dhe fryma e grupit, janë mundësi reale për familjen tonë të madhe. Ne jemi vendi ku gjithësecili ka mundësinë për t'u rritur profesionalisht, ku secili anëtar është i sigurt për veten dhe kontributin e tij.
    Ne ftojmë këdo të bashkohet me skuadrën tonë sepse ne besojmë tek ti!

  • Shërbimet tona, nga ndërveprimi me klientët dhe i procesit të konsultimit të tyre, janë të përqendruara plotësisht në një qëllim: ndihmimin e tyre për të maksimizuar vlerat me klientët. Duke patur njerëzit e duhur të specializuar dhe proceset teknologjike, ne jemi të veçantë në partneritetin e biznesit - ne jemi krijues: ne mendojmë dhe bëjmë. Ne i çmojmë të dyja dhe ky kombinim i frytshëm na bën më të mirë në punën tonë. Grupi ynë përbën një gjurmë ndërkombëtare me një ekspertizë të gjerë, të decentralizuar, lokale, për të qenë sa më afër klientëve tanë.

  • Ne dëshirojmë të transformojmë të tashmen në mënyrë që të projektojmë të ardhmen e biznesit dhe industrisë të klientëve tanë. Ne jemi prezentë globalisht në çdo vend, ku ne synojmë të njihemi si lideri i tregut në Ndërveprimin me Klientin dhe Menaxhimin e Proceseve.

Disa pjesëtarë të familjes sonë të madhe

Team Member
Lubiana
Koordinatore e Dealer Support

Një ndër gjërat i pëlqen më shumë Lubianës është të shkëmbejë mendime e eksperienca me të tjerët. Jo më kot, pika e saj e fortë është komunikimi. Energjia e saj pasqyrohet më së miri dhe tek hobit e saj që përfshijnë udhëtimet, leximin dhe muzikën. Sportet janë gjithashtu territori i saj i sigurt, si një profesionte e vërtetë. Të gjithë do dëshironim të kishim dikë si Lubiana në rrethin tonë shoqëror. Energjia, pozitiviteti dhe vlerësimi i saj për lirinë do ju frymëzonte dhe ju të dilnit nga zona juaj e komfortit.

Team Member
Vionela
Human Resource Administrative

Ajo çka e karakterizon Vionelën janë profesionalizmi, etika e punës dhe energjia pozitive që përcjell tek kolegët. Fryma e saj pozitive dhe energjike sigurisht që lidhet dhe me pasionet e saj për aktivitetet fizike, si fitness, tenis, ping pong dhe vrapi.

Vionela është një ndër asetet e skuadrës Comdata dhe kontributi i saj është gjithmonë i vlerësuar prandaj ne urojmë që t'a kemi gjatë në skuadrën Comdata dhe ta shohim të rritet sa më shumë profesionalisht.

Team Member
Kozeta
Koordinatore për fushatën Wind3.

Kozeta është një prej kolegeve më kreative të #ComdataSquad, dhe kjo me siguri lidhet ngushtë me pasionin e saj për artin, në veçanti pikturën dhe fotografinë. Udhëtimet e gjata dhe xhirot me biçikletë janë një tjetër pasion i saj, që i marrin një pjesë të mirë të kohës së lirë. Gjithashtu, nëse keni nevojë për ide dhe këshilla rreth ëmbëlsirave, Kozeta është personi i duhur ku mund të drejtoheni.

Team Member
Erjon
Koordinator i fushatës Edison Inbound

Nëse takoni Erjonin, gjëja e parë që do vini re është pasioni për teknologjinë, pasion të cilin e ushtron në kohën e lire, madje në Play apo App Store mund të gjeni aplikacionet dhe lojrat për fëmijë që mbajnë autorësinë e tij. Pasionet e tij të shumta përfshijnë dhe njohuritë për historinë e vendit tonë, sidomos për qytetin e tij të lindjes, Tepelenën. Udhëtimet në vende të paeksploruara ende, muzika dhe serialet historike janë aktivitetet e tij të preferuara për të cilat është gjithmonë shumë entuziast të tregojë.

Njihuni me ambjentet tona të punës

Ambjentet tona janë të kuruara nga profesionistë në mënyrë që të përcjellin një ambient sa më familjar dhe komod për punonjësit tanë!

Disa nga kompanitë me të cilat kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë

client
client
client
client